Lajme

Berat Buzhala i drejtohet drejtorit të AKI-së: Nuk na frikësoni, mirë është me nejt larg mediave

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Gazetari Berat Buzhala i është drejtuar shefit të AKI-së, Petrit Ajetit.

Buzhala i ka bërë thirrje që të qëndrojnë larg mediave, pasi nuk frikësohet.

“Ti Petrit, edhe krejt Petritat, nuk na tutni. Është mirë me nejt larg mediave. Pararendësi yt u dënu pse e ka shkel ligjin. Pushtetet me prirje autokratike qesin këso tema. Po na marrin energji për këtë temë. Po na thonë se edhe brenda stafit kena njerëz. Me këdo që merr vesh, unë i kam 37 veta, iu kam thanë nuk di çka iu tham, ose pe mshelim, po nëse punoni dikund tjetër, nëse keni informata për AKI-në, jepni. Po nëse iu ka shti qetu me kallëxu kush po hyn e kush po del, nuk vjen Radoiçiqi. Te unë nuk e gjejnë Milanin, as Zvonkon”, tha Buzhala në Klan Kosova.