Lajme

Beqa publikon një fotografi te Ujmani nga 2011-ta, thumbon qeveritarët për vizitat e fundit

By GAZETA SCANNER 1

July 30, 2024

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka komentuar vizitat e zyrtarëve të lartë shtetëror të liqeni Ujmanit.

Beqa ka postuar një fotografi të realizuar në vitin 2011 së  bashku me Sekretarin e atëhershëm të Ndërmarrjes N.H “Iber Lepenc” Bajram Jashari.

“Po ju rikujtoj që vizita të tilla ka pasë në vazhdimësi në të kaluarën, pa pancira, pa kamera, pa polici, jo patriotizëm folklorik por punë dhe përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera Beqa.