Botë

Benny Gantz bën thirrje për zgjedhje në shtator

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2024

Benny Gantz, i cili është anëtar i këshillit të luftës të Izraelit, bëri thirrje këtë të mërkurë që zgjedhjet parlamentare të mbahen deri në shtator, pasi qeveria e Benjamin Netanyahu është nën presion nga brenda dhe jashtë vendit për luftën kundër Hamasit në Gaza.

” Ne duhet të biem dakord për një datë për zgjedhjet në shtator, pothuajse një vit pas (fillimit të) luftës, nëse dëshironi,” tha Ganj në një fjalim televiziv.

“Përcaktimi i datës do të na lejojë të vazhdojmë përpjekjet ushtarake, duke u dërguar njëkohësisht mesazhin qytetarëve të Izraelit se së shpejti do të rinovojnë besimin e tyre tek ne ”, shtoi ai.