Kompania Beni Dona e cila ka pasur kontratë deri dje për ushqim në FSK, ka reaguar me një komunikatë për media.
Në njoftim, kompania ka shprehur zotimin që ta ndihmojnë FSK-në me ushqim, edhe pas skadimit të kontratës.
Megjithatë, ata e kanë akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se nuk kanë pranuar asnjë përgjigje.
Njoftimi:
Ne attach gjeni te bashkangjitur leter zotimin e derguar dje me date 30.09.2024, tek FSK me ane te se ciles kemi shprehur gatishmerine per mbeshtetje te stafit te FSK, per pergaditjen e ushqimit sipas kerkeses se tyre edhe pas skadimit te kontrates e cila ka perfunduar me 30.09.2024, ndaj se ciles deri ne keto momente nuk kemi pranuar kurrfar pergjigje, por edhe perkunder kesaj ne kemi marr masat tona .
Sot kemi pranuar disa infromacione se ne disa kuzhina eshte lejuar hyrja e puntoreve tane ndersa ne disa te tjera nuk eshte lejuar hyrja per arsyet te cilat ne nuk i dim .
Po ashtu edhe mallin tone (artikujt ushqimor), pasijet e punes si dhe inventarin tone , e kemi lene ne dispozicion te tyre edhe per disa dite si ata te vendosin , si dhe stafin i cili do te jete vetem ne cilesi te mbeshtetjes kshillimit dhe pergaditjes se ushqimit.
Per fund ju njoftome se ne sot se date 01.10.2024 kemi bere mbeshtetje e te gjitha kuzhinave te FSK ne tere teritoin e Repubikes se Kosoves me stafin tone siq kemi bere edhe herave tjera kur ka qene e nevojshme apo na eshte kerkuar nje gje e tille, dhe ate e kemi bere pa kurrfar kompenzimi material.