Sport

Bellingham zgjedhet lojtari i sezonit në La Liga

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2024

Jude Bellingham e ka fituar çmimin e lojtarit të sezonit në La Liga.

Bellingham shkëlqeu në fanellën e Real Madridit duke realizuar 19 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime në sezonin e parë.

Ai u transferua në “Santiago Bernabeu” gjatë verës së kaluar nga Borussia Dortmundi për 100 milionë euro.

Mesfushori anglez është në garë edhe për një trofe tjetër, atë të Ligës së Kampionëve.

Kjo pasi Real Madridi të shtunën do të ballafaqohet me Dortmundin, për ta kërkuar trofeun e 15-të në këtë garë.