Lajme

Belgjika e bën “sefte” në Euro 2024, kapiteni shpëton “Djajtë” ndaj Rumanisë

By GAZETA SCANNER 1

June 22, 2024

Më në fund ia dolën. “Djajtë e Kuq” të Belgjikës nuk kanë shpërdoruar mundësinë e radhës për të gjetur fitoren e parë, në këtë Kampionat Evropian të futbollit, teksa në “RheinEnergieStadion”, të Kolnit kanë mundur me rezultatin e pastër 2 me 0, Rumaninë, duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit për më tej.

Një gol në secilën pjesë mjaftoi që djemtë e Domenico Tedesco, teksa fillimisht ishte “fantazist” i mesfushës, Youri Tielemans, i cili tund rrejtën e kundërshtarëve pas vetëm 1 minutë e 28 sekondash, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm, 2 me 0 mendoi kapiteni Kevin de Bruyne, i cili çoi sferën pas shpatullave të Nita, duke “blinduar” fitoren.

Pas këtij rezultati, Belgjika ngjitet në vendin e dytë të Grupit E, me 3 pikë, po aq sa Rumania e vendit të parë, por me një golavarazh më negativ. Ndërkaq, në sfidat e radhës dhe të fundit të fazës së grupeve, “Djajtë” do të përballen me Ukrainën, ndërsa Rumania do të ketë përballë Sllovakinë. /Abcnews.al/