Zgjedhjet 2025

Bekim Haxhiu serish garon me numrin 109: Vota për PDK-në është votë për t’i kthyer çlirimtarët nga Haga

By GAZETA SCANNER 1

December 11, 2024

Bekim Haxhiu – Kamishi është përsëri në garë për deputet nga radhët e PDK-së.

Sikurse të gjitha garat zgjedhore edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, Haxhiu do të garojë me numrin e tij tashmë unik – 109.

Ai ka shkruar në Facebook se vota për “PDK-në është votë për  ta bërë Kosovën ma mirë dhe për  t’i kthyer çlirimtarët fitimtar nga Haga”.

Postimi i plot ë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 rikandidoj në listën për deputet të PDK-së dhe sërish me numrin 109.

Në pesë palë zgjedhje radhazi kam garuar në listën e PDK-së për deputet me numrin 109, dhe kam fituar besimin tuaj, edhe në këto zgjedhje po kandidoj për deputet me numrin 109.

I bindur se sërish do të marr besimin tuaj, do angazhohem edhe më shumë që të jem zëri juaj.

Kemi shumë punën për ta bërë më mirë, në ekonomi, shëndetësi, arsim, sport, mirëqenien e qytetarëve dhe Kosovën ma mirë.

Vota për PDK-në është votë për  ta bërë Kosovën ma mirë dhe për  t’i kthyer çlirimtarët fitimtar nga Haga.

Kemi programin me të  mirë, kemi kandidatin më të mirë për kryeministër.

Besoj shumë se edhe listën më të mirë të deputetëve.