Artan Behrami, analist ka thënë se Albin Kurti siç e ka quajtur ai “populist”, ka gjithmonë nevojë për armiq.
Rrjedhimisht, Behrani tha se opozita ka pasur strategji që Kurti “mos t’ia jap këtë nder”.
Kështu, ai tha se opozita e lejoi Kurtin të përballet me popullin dhe bashkësinë ndërkombëtare.
“Arsyeja pse opozita ka vepru kështu është për shkak se ka qenë fillimisht strategji e opozitës. Populistët si Albin Kurti gjithmonë ka nevojë për armiq, atë ditë kur Serbia nuk ka qenë më armik, ai ka krijuar armiq brendshëm, kur s’kanë mjaftu më armiqtë e brendshëm, ka kriju prap Serbinë armiq”.
“Opozita nuk ka dashur me ia jap Albin Kurtit këtë nder, që katër vjet me i thënë përballë i kemi hajnat, zhvatësit. Prandaj e ka lënë Albin Kurtin me u ballafaqu me popullin, me bashkësinë ndërkombëtare që 24 orë ka punu për me ardhur në pushtet”, ka thënë Behrami në “Pressing” të T7.