Lajme

Behrami: Martini me zor ka shku në Prokurori, me dëshirë veç dinarët i merr

By GAZETA SCANNER 1

March 29, 2024

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidenti Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj avokatit Tomë Gashi, i cili ka thënë se ambasadori Berishaj sot me dëshirë është paraqitur në prokurori për intervista.

Ai ka bërë me dije se Berishaj pa vullnet ka shkuar në prokurori.

Sipas tij, me dëshirë Berishaj vetëm dinarë të Serbisë merr.

“O tybe veç me qykë të zorit ka shku në prokurori Martini! Me dëshirë veç pare/dinarë prej Beogradit merr ky!”, ka shkruar Behrami.