Lajme

Behrami ia përmbys logjikën Muratit: Çka u rregullu për 20 vjet, nuk mund të shkatërrohet në një mandat

By GAZETA SCANNER 1

November 11, 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka përdorur argumentin më kontraverz në vend – që është shënjues kryesor i ligjërimit të Vetëvendosjes – që vendi “është shkatërruar për 20 vjet”.

Gjatë një polemike me opozitën Murati tha se “nuk mund të rregullohet për një mandat diçka është shkatërruar për 20 vjet”.

Autori i emisionit parodik “Zen” në T7, Artan Behrami, ia rrotlloi përmbys logjikën Muratit.

S’mund të shkatërrohet për një mandat diçka që është rregulluar për 20 vjet!”, shkroi Behrami.