Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar një status në lidhje me ish-shefin e tij politik.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Behramaj ka pasur fjalë të mëdha për ish-presidentin Thaçi, i cili po vazhdon të gjykohet për krime lufte në Gjykatën Speciale, ku po e jep dëshminë Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit.
Behramaj ka shkruar se Thaçi është njeriu kyç i paqes.
“Hashim Thaçi është figura më e ndritur e kombit shqiptar, me më së shumti të arritura historike e shtetërore krahasuar me çdo lider në Kosovë e rajon. Është atdhetarisht e politikisht i përmbushur. Është njeriu kyç i luftës. Njeriu kyç i paqes. Njeriu kyç i pajtimit shoqëror e ndëretnik.
Historia e Kosovës lidhet më së shumti me emrin e tij” – ka shkruar Behrami.