Lajme

Behramaj: Nëse Guxo përfundoi në prehërin e VV-së me dy kryetarët, gjendja për Osmanin është e pashpresë

By GAZETA SCANNER 1

August 30, 2024

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se nëse presidentja Vjosa Osmani ka mbetur pa përkrahjen e Donika Gërvallës dhe Faton Pecit, situate për të është e pashpresë.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Behramaj ka pyetur:

“A përfundoi Guxo në prehrin e Vetëvendosjes me dy kryetarët apo njërin e riktheu Vjosa Osmani në LDK?”.

Sipas tij, Osmanit i ka mbetur Përparim Rama si “Plan B”.

“Nëse ka përfunduar me dytë, shumë e pashpresë gjendja për presidenten. I ka mbetur vetëm edhe Përparim Rama si “Plan B”.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë: