Lajme

Behramaj: Kurti do të hyjë në histori si themeluesi i Zajednicës

By GAZETA SCANNER 1

April 19, 2024

Adil Behramaj, ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçit, ka reaguar në lidhje me Marrëveshjen e Parimeve të 2015-ës, duke thënë se Gjykata Kushtetuese kishte ardhur në përfundim se nuk ishte as marrëveshje ndërkombëtare, as ligj, as dekret i presidentit ose i kryeministrit, as rregullore e Qeverisë dhe as statut komunal.

Behramaj ka thënë se rrjedhimisht përderisa dakordimi për parimet nuk ishte akt juridik, ai nuk kishte sesi të prodhonte asnjë efekt juridik në rendin kushtetues dhe ligjor të Kosovës.

Me e zgjeru edhe pak argumentin e profesorit, i cili kohëpaskohe po ia shpërfaq më së miri rrenat Albin Kurtit. Gjykata Kushtetuese kishte ardhur në përfundim se Marrëveshja e Parimeve e 2015-ës nuk ishte as marrëveshje ndërkombëtare, as ligj, as dekret i presidentit ose i kryeministrit, as rregullore e Qeverisë dhe as statut komunal. Pra, rrjedhimisht, përderisa dakordimi për parimet nuk ishte akt juridik, ai nuk kishte sesi të prodhonte asnjë efekt juridik në rendin kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Sepse, Kushtetuta si akt juridik mund të shkelet vetëm përmes një akti tjetër juridik që është në kundërshtim me të.” – ka shkruar Behramaj.

Sipas Behramajt, duke u bazuar në këtë, Gjykata Kushtetuese kishte nxjerr përfundimin që parimet e themelimit të Asociacionit, si të tilla as nuk hynin në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për t’i shqyrtuar.

“Madje, duke u bazuar në këtë, Gjykata Kushtetuese kishte nxjerr përfundimin që parimet e themelimit të Asociacionit, si të tilla as nuk hynin në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për t’i shqyrtuar. Edhe të gjitha shqyrtimet specifike të Parimeve nga Gjykata Kushtetuese ishin në gjuhen dhe frymën e dhënies së udhëzimeve konkrete sesi Qeveria të sigurohej që me rastin e hartimit të Statutit të Asociacionit, ai të jetë në pajtim me Kushtetutën.” – ka shkruar ai më tej.

Behramaj ka thënë se akti juridik për themelimin e Asociacionit është statusi i Asociacionit, për të cilin tashmë Kurti dhe Osmani janë zotuar ndërkombëtarëve se do ta pranojnë zyrtarisht, që të mund ta dërgojnë si akt juridik në Gjykatën Kushtetuese.

“Akti juridik për themelimin e Asociacionit është Statuti i Asociacionit, të cilin Kurti dhe Osmani u janë zotuar ndërkombëtarëve se do ta pranojnë zyrtarisht, që të mund ta dëgojnë si akt juridik në Gjykatën Kushtetuese. Statuti është akti juridik i negociuar nga Albin Kurti, i cili do të hyjë në histori si Themeluesi i Zajednicës! Militantë, a po kuptohemi?” – ka përfunduar ai.