Lajme

Behramaj i reagon Mihalit: Nana e VV-së ia paska caktuar Komandantes Supreme edhe datën e zgjedhjeve

By GAZETA SCANNER 1

July 31, 2024

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur kritikat e tij për një postim të fundit të Dejona Mihalit të VV-së e cila ka kritikuar diskutimet e opozitës me presidenten Osmani rreth caktimit të datës për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Kjo nana e Vetëvendosjes ia paska caktuar Komandantes Supreme edhe datën e zgjedhjeve: 16 shkurtin”, ka shkruar Behramaj në reagimin e tij ndërsa shtoi se mbetet në vendim të Osmanit nëse “i nënshtrohet personit që dikur Kosova e kishte dëbuar apo ta respektojë demokracinë, duke dëgjuar shumicën e subjekteve politike për datën e zgjedhjeve.”