Lajme

Bëhen bashkë dy Fatmirat: Ish-ministri i AKR-së aderon në Nismën e Fatmir Limajt

By GAZETA SCANNER 1

March 23, 2024

Fatmir Matoshi, ish-ministër i Mjedisit nga radhët e AKR-së, ka aderuar në partinë Nisma, që udhëhiqet nga ana e Fatmri Limajt.

Në shkrimin e tij të gjatë, Matoshi ka treguar arsyet se pse është anëtarësuar në këtë parti.

“Sot jam i zhgënjyer me atë që e shoh në vendin tim, sot kur shtetet e ndryshme nga e gjitha bota ndërtojnë vepra të jashtëzakonshme të infrastrukturës dhe avancojnë me hapa shumë të shpejtë në zhvillim, unë, sikurse edhe të gjithë Ju ka muaj e vite që devijojmë rrugën tek Liqeni i Badocit, duke pritur ndërtimin e 15 metrave urë mbi një skaj të liqenit.” – shkroi ai.

Ai ka shkruar se nuk mërzitet për kritikat.

“Kryetarin e saj Fatmir Limaj dhe së bashku në frontin opozitar me AAK-në ta japim kontributin tonë që me kreativitet, me përkushtim e me angazhim praktik të ndihmojmë që vendin tonë ta bëjmë më të mirë, më të sigurt, më të jetueshëm dhe më të admiruar për të gjithë. NISMA nuk është parti e madhe, por të mëdha i ka idetë, të mëdha i ka veprat e infrastrukturës së këtij vendi të jetësuara nganjerëzit e sa,” – vazhdoi ai.