Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Pashkët Katolike.
I pari i vendit u shpreh se kjo festë të festohet, me shpresën që e nesërmja të jetë më e mirë.
“Për shumë mot Pashkën, të dashur besimtarë katolikë e ungjillorë! Në këtë ditë të bekuar, le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë. Gëzuar, dhe qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.