Ballina

Bedri Hamza tregon fuqinë si kandidat për kryeministër: Koalicioni me VV-në nuk mund të bëhet në asnjë moment pa pajtimin tim

By GAZETA SCANNER 1

May 30, 2024

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se nuk mund të ketë koalicion, përfshirë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje pa miratimin e atij.

Ai në “Pressing” të T7, tha se duhet të ketë edhe miratim nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e strukturat e partisë.

“Koalicioni i ardhshëm nuk mundet me u bë pa vullnetin tim. Unë jam kandidat i PDK-së për kryeministër. Pa vullnetin tim, pa vullnetin e kryetarit Krasniqi e strukturave të partisë nuk mund të ketë koalicion”.

“Nuk është në fjalorin tim me vendos barriera, barrikada, mure të bashkëpunim komunikimit me gjitha partitë politikë në Kosovë. Jam i hapur me bisedu me çdo parti politike në Kosovë, me çdo politikan në Kosovë, për çdo temë, po edhe me pi kafe. Por jo nuk do të thotë se mund të pajtohemi”, ka thënë Hamza.