Lajme

Bedri Hamza për sulmin fizik ndaj Gazmend Muhaxherit: Akt i ulët dhe i papranueshëm

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2024

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kryetar i Mitrovicës, ka reaguar pas sulmit fizik mbi kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Hamza ka kërkuar që rasti të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit.

“Sulmi fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm, i cili duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit. Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim.”, ka shkruar Hamza.