Lajme

Bedri Hamza nesër viziton Pejën, Grabovci fton pejanët të marrin pjesë në takim

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Anëtari i Këshillit Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka ftuar qytetarët e Pejës që të marrin pjesë në takimin me kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamza.

Grabovci ka njoftuar se takimi do të mbahet në Hotel Dukagjini duke filluar nga ora 19:30.

“Qytetarë të Komunës së Pejës, ju ftojë nesër në takimin me kandidatin për kryeministër të Republikës së Kosovës, z. BEDRI HAMZA, i cili do mbahet në Hotel Dukagjini prej orës 19:30”, ka njoftuar Grabovci në Facebook.