Lajme

Bedri Hamza ndan një rrëfim për motrën e prekur nga kanceri i gjirit: Fatmirësisht, e fitoi betejën

By GAZETA SCANNER 1

October 10, 2024

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në konferencën “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme”, ka folur për një përvojë familjare me këtë sëmundje.

Hamza përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se si familje janë përballur me sëmundjen e kancerit të gjirit, duke zbuluar se motra e tij, fatmirësisht, e fitoi betejën.

“Sa herë që flitet për sëmundjen e kancerit të gjirit, unë dëgjoj dhe përjetoj bashkë me të prekurit dhe familjet e tyre. E përjetoj shqetësimin e tyre kur cingërron telefoni, sepse si familje jemi përballur me këtë sëmundje. I përjetoj pritjet në korridoret e spitaleve, pritjet e daljes së rezultateve. Por, e përjetoj edhe kurajon për të mos u dorëzuar edhe kur gjithçka duket e vështirë dhe e pamundur.

Fatmirësisht, as motra ime kurrë nuk është dorëzuar dhe tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit.” – ka shkruar ai.

Në fund, Hamza ka thënë se të prekurit do ta ndjejnë më shumë përkrhajen e shtetit.

“Të gjithë të prekurit do ta ndjejnë më shumë përkrahjen e shtetit, me kujdes të shtuar shëndetësor, sigurime shëndetësore dhe këshillime profesionale psikologjike.” – ka thënë ai.