Lajme

Bedri Hamza mbledh rininë e PDK-së: Qeverinë e re do ta bëjë me profesionistë të rinj

By GAZETA SCANNER 1

July 21, 2024

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, njoftoi të ketë kaluar mbrëmjen e djeshme me Rininë Demokratike të Kosovës, për çka tha se në eventualitetin e ardhjes së tij në kryre të ekzekutivit, përbërjen e qeverisë së re do ta ketë me të rinj profesionistë.

“Një pjesë të mbrëmjes së djeshme e kalova me rininë e mrekullueshme të regjionit të Mitrovicës. Me Arbnorën, Salën, Anitën dhe të rinjtë e PDK-së dolëm kah liqeni, i dëgjova preokupimet, bashkëbiseduam për studimet dhe të ardhmen e tyre. Gjithnjë u kam dhënë hapësirë të rinjve dhe u kam besuar përgjegjësi të ndryshme. I kam parë në punë dhe jam shumë i kënaqur me iniciativat dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve”, shkroi Hamza.

“Edhe ekipi im dhe përbërja e Qeverisë së re do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj, të cilët me padurim presin t’i shërbejnë vendit të tyre. Të rinjtë janë zëri i Kosovës. #TiKiZa”, përfundoi ai.