Shkruan: Faton Abdullahu
* Bedri Hamza është shumë serioz për me premtu aq jo seriozisht si Kurti. * Prapa premtimeve të Bedri Hamzës qëndrojnë shumë vite punë, përkushtim e sakrificë pa zhurmë populiste, por me urti intelektuale. Prapa premtimeve të Kurtit qëndrojnë fjalët e majtistit radikal, zhurmaxhiut kaotik. Nga e thënë (e Kurtit) në të bërë qëndron një budallaki e tërë. * Kurti ka krijuar përvojë në politikë rrugëve, duke hedhur gurë e gaz e duke i çel në gjak policët e Kosovës – Bedri Hamza ka fituar përvojë politike në institucione shtetërore që janë themeluar nga e para e që kanë në themele gjak luftëtari për liri. * Bedri Hamza e njeh mirë veriun për të bërë avantura politiko-policore atje e Kurti në veri bën avantura me kombinime – kafe, llafe, plus polici * Bedri Hamza është shumë njerëzor për me rrejt si Kurti jo njerëzishëm. * Bedri Hamza gjithmonë ka nda të mirën e të keqen e Kosovës bashkë me familjen e tij të ngushtë, kjo nuk mund të thuhet për Kurtin. * Idetë e Kurtit janë korruprive, idetë e Bedri Hamzës janë luftë kundër korrupcionit. * Bedri Hamza është ekspert i ekonomisë Kurti nuk është në asgjë ekpert, veçse në fjalamani. * Kurti është i pa shpi Bedri Hamza të bon shpi. * Bedri Hamza sot i mbronë edhe vlerat e luftës dje, Kurti e sheh luftën si të pavlerë si dje si sot * Bedri Hamza i mbron edhe ata në Hagë, Kurti i shpërblen ata që i lënë pa mbrojte ata në Hagë.