Këngëtarja me origjinë kombëtare, Bebe Rexha, e që njihet ndërkombëtarisht, do ta vizitojë Kosovën më 25 korrik.
Kjo për një arsye të veçantë, për t’iu sjell kënaqësi dhe natë të paharrueshme pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival.
E këngëtarja është shumë e lumtur që po e viziton Prishtinën dhe popullin e Kosovës.
Kështu të paktën thotë ajo, përmes një InstaStory të saj.
“Jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi që është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, tha Bebe.