Lajmest-slider

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të qeverisë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, EULEX-i dhe shefat e misioneve të BE-së Kosovë kërkuar forminin e shpejtë të qeverisë.

Nëpërmjet një deklarate, ata kanë kërkuar nga partitë fituese te zgjedhjeve të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura të Kosovës.

Deklarata e plotë:

Seanca konstitutive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 26 dhjetor. Zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën e vet demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet. Ky është thelbi i procesit demokratik.

Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura.

Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja.

Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit.