Lajme

BE-ja e konsideron dialogun e brishtë, gjendjen në veri sfiduese

By GAZETA SCANNER 1

August 03, 2023

Unioni Evropian së fundmi ka dalur me një raport vjetor mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në botë.

Në mesin e shumë shteteve, edhe Kosova është pjesë e këtij publikimi.

Blloku Evropian konsideron se dialogu mes dy shteteve ballkanike, Kosovës dhe Serbisë, është e brishtë.

“Ka pasur kriza të përsëritura në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2022 dhe situata në terren mbetet e brishtë. Megjithatë, në vitin 2022, palët miratuan një Udhërrëfyes për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë, ranë dakord për udhëtimin vetëm me karta identiteti dhe arritën një marrëveshje që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme për targat për të lejuar që dialogu të fokusohet në propozimin e fundit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në raport.

Në këtë raport, BE përshkruan edhe situatën në komunat e veriut të Kosovës, për të cilën thotë se gjendja atje mbetet sfiduese. Veçanarisht në disa fusha.

“Të situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket gjykimit për korrupsionin, krimin e organizuar dhe kushtet për lirinë e shprehjes, duke përfshirë sulme ndaj profesionistëve të medias. Dorëheqja masive e serbëve të Kosovës nga institucionet publike dhe ngritja e postblloqeve në vijim ndikoi negativisht në situatën dhe rregullin e sigurisë të ligjit në rajonin verior, ku sistemi i drejtësisë dhe policia funksionojnë me shumë pakësim kapaciteti”, është shkruar tutje.

Ndërkohë përmendet edhe stabiliteti politik në Kosovë.

“Në vitin 2022, Kosova gëzonte stabilitet politik, ku qeveria kishte një shumicë solide në Kuvend. Ky mjedis politik ka qenë i favorshëm që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit. Megjithatë, puna e Kuvendit vazhdoi të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe mungesa e kuorumit vendimmarrës”, është theksuar tutje në raportin e BE-së.

Ndër të tjera raporti thekson gjithashtu se procesi zgjedhor i Kosovës ka ende nevojë për fuqizim për të adresuar dobësitë gjatë gjithë ciklit zgjedhor.