Lajmest-slider

BDI-ja mban sot Kongresin zgjedhor

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot do të mbajë Kongresin e katërt zgjedhor.

Siç ka njoftuar BDI-ja Kongresi mbahet pas përfundimit të procesit zgjedhor në degët e kësaj partie.

Njoftimi i plotë BDI-së:

Pas zgjedhjes së afërsisht 100 për qind të kryetarëve të rinj të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90 për qind të kryetarëve të rinjë të të gjitha këshillave vendor, bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re, Bashkimi Demokratik për Integrim po organizon Kongresin e vet të katërt zgjedhor.

Ne jemi të bindur që rezultati i Kongresit do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut.

Kongresi do të mbahet të shtunën, me fillim 16:00, në Qendrën sportive “Kalaja” në Shkup.