Lajmest-slider

BDI-ja ia beson Ahmetit drejtim e partisë edhe një mandat

Kongresi i katërt zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka rizgjedhur njëzëri Ali Ahmetin në krye të kësaj partie edhe për katër vitet e ardhshme.

Në punimet e këtij kongresi kanë marrë pjesë mbi 800 delegatë.

Përpos Ahmetit, delegatët e këtij kongresi kanë zgjedhur edhe anëtarët e organeve të reja partiake.

Të pranishëm në Kongres zgjedhor të BDI-së kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga partitë politike LSDM, VMRO, NSDP, LDP, PDSH, RDK, TDP, PS e Shqipërisë, PD e Shqipërisë, LSI, PDK, Vetëvendosja, Nisma, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtarë dhe të organizatave ndërkombëtare dhe të tjerë.