Një ‘rimeç’ i zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës në SHBA është tashmë i sigurt.
Me Nikki Haley që pritet të largohet nga gara, Donald Trump do të jetë i vetmi kandidat i mbetur republikan për president.
Ai do të përballet me presidentin aktual Joe Biden në një garë që sondazhet tregojnë se votuesit amerikanë në përgjithësi nuk janë të kënaqur, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Sondazhet treguan se shumica e votuesve nuk mendonin se Biden ose Trump duhet të kërkonin të rizgjidheshin për postin e presidentit.
Disa janë të shqetësuar për moshën e Biden (81) dhe për paditë e shumta penale të Trump.
Nikki Haley, një ish-ambasadore e OKB-së dhe ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, do të pezullojë fushatën e saj presidenciale të mërkurën në mëngjes, sipas disa njerëzve që janë në dijeni me planet e saj – një lajm i publikuar në mediat botërore – duke e lënë Donald Trumpin pa kundërshtarë të mëdhenj në rrugën e tij për t’u bërë kandidati republikan në vitin 2024.