Klubet nga Premier League dhe ato spanjolle janë duke e monitoruar yllin e Bayern Munichut, Jamal Musiala.
Megjithatë, bavarezët e konsiderojnë Musialan të paprekshëm dhe ata do t’i ofrojnë një kontratë të bujshme për të qëndruar në klub.
Propozimi i marrëveshjes së re do të dorëzohet së shpejti me rritje të madhe të pagës dhe gjithashtu bonuse shtesë.
Vendimi përfundimtar është në dorën e Musialas, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit
Bayern dëshiron ta bëjë Jamalin një nga fytyrat kryesore të projektit të tyre aktual dhe të ardhshëm.