Sport

Bayerni fiton ndaj Wolfsburgut, marshon drejt titullit

Bayern Munchen e shfrytëzoi më së miri ndalesën e Leipzigut një ditë më parë përballë Hoffenheimit, duke e çuar në 7 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt.

Bavarezët fituan 2-3 në fushën e Wolfsburgut, duke e siguruar praktikisht suksesin që në pjesën e parë.

Talenti Musiala zhbllokoi takimin që në minutën e 15-të, ndërsa në të 24-tën thelloi epërsinë Choupo-Moting.

Weghorst ktheu përkohësisht në lojë “ujqit” në minutën e 35-të para se Musiala të siglonte të dytin personal në këtë sfidë.

Në fillim të pjesës së dytë Philipp rihapi sërish ndeshjen me golin e 2-3, por asgjë nuk ndryshoi deri në pjesën e mbetur të lojës, me skuadrën e Hansi Flick që hedh një tjetër hap të sigurt drejt konfirmimit si kampione e Bundesligës.