Bayern Munich është gjysmëfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët triumfuan minimalisht 1:0 në ndeshjen e kthimit ndaj Arsenalit.
Ndeshja e parë në Londër u mbyll baraz 2:2, teksa një gol mjaftoi për të përcaktuar gjysmëfinalistin në përballjen e dytë.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 63-të kur shënoi Joshua Kimmich bukur me kokë, pas harkimit nga Guerreiro.
Deri në fund, Arsenali tentoi të shënonte golin e barazimit, por nuk arriti dot.
Në gjysmëfinale, Bayerni do të përballet me fituesin e duelit tjetër mes Manchester Cityt dhe Real Madridit. /Express/