Sport

Bayern Munich pas tij, Unai Emery u kthen një përgjigje bavarezve

By GAZETA SCANNER 1

April 22, 2024

Unai Emery, trajneri i Aston Villa, po bën një sukses të vërtetë me skuadrën angleze. Aktualisht në vendin e katërt të tabelës së Premier League dhe i kualifikuar për sezonin e ardhshëm në Chapions League, tashmë është në radarët e disa klubeve të mëdha.

Ditët e fundit ka qenë i lidhur me Milan dhe Bayern Munich, por ai foli për mediat duke sqaruar pozicionin për të ardhmen e tij.

“Unë në Bavari? Jam absolutisht 100% i fokusuar te Aston Villa”, ka thënë trajneri Emery.