Bavarezët po përgatiten për një ofertë të re për sulmuesin anglez Harry Kane.
Tottenhami ka refuzuar të gjitha propozimet e gjigantit bavarezë dhe përfaqësuesi anglez ka nisur të humbas durimin.
Mediumi britanik “The Telegraph” ka raportuar se futbollisti po e konsideron qëndrimin e tij në Londër pasiqë është duke pritur dy muaj nën ethe.
Ndërsa “Sky sport DE” ka shkruajtur se kampioni gjerman do ta bëjë tentativën e fundit për sulmuesin e rrezikshëm duke përmirësuar ofertën për të.
Nëse dhe këtë herë, Spurs nuk pranon ofertën e re atëherë gjasat janë që sulmuesi të mbetet në Angli. Tottenham i ka kërkuar bavarezëve 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit më të rrezikshem në futbollin europian.