Sport

Bayern Munich e “demolon” Bochumin

By GAZETA SCANNER 1

October 27, 2024

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Bochumi, në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga.

Pas humbjes nga Barcelona, “Bavarezzët” u këndellen menjëherë duke triumfuar me rezultat 0:5 te Bochumi.

Michael Olise me një supergol nga gjuajtja e lirë e kaloi Bayernin në epërsi (16’).

Jamal Musiala pastaj u përkujdes për ta dyfishuar epërsinë pas asistimit të Joshua Kimmich (26’).

Bayern Munichu vazhdoi me të njëjtin ritëm, ku Harry Kane e realizoi golin e tretë pas një asistimit të Musialas (58’).

Vetëm shtatë minuta më vonë Leroy Sane me një eurogol nga distanca e dërgoi rezultatin në 0:4 (65’).

Ndërsa, ishte Kingslay Coman që e vulosi fitoren pas asistimit të Alphonso Davies (71’).

Bayerni mbetet lider në Bundesliga me 20 pikë, aq sa ka Leipzigu ndërsa Bochum renditet në pozitën e fundit me një sosh.