Lajme

Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij

By GAZETA SCANNER 1

September 09, 2024

Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit Rugova në Podujevë tha se kryetari Shpejtim Bulliqi dhe presidentja Vjosa Osmani janë rrënuesit më të mëdhenjë të trashëgimisë së Rugovës.

“Bulliqi dhe Vjosa kanë ndërtuar një figurë brenda Podujevës me një moral të pamoralshëm politik për arsye se të dy edhe Vjosa edhe Bulliqi janë njerëzit që në një vazhdimësi kanë glorifikuar figurën e Rugovës e në anën tjetër janë rrënuesit e trashëgimisë së tij. Që në njëfarë mënyre rrënuese e trashëgimisë së Rugovës është Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Haxhiu në Pressing.

“Nuk ka rrënues më të madh të trashëgimisë së Rugovës para figurës së tij në Podujevë sesa dy eksponentët kryesorë të VV-së sot, ajo është Vjosa Osmani dhe Shpejtim Bulliqi”, tha Haxhiu në Pressing.