Lajme

Baton Haxhiu për grupin terrorist: 28 prej tyre që kanë ikur, kanë ikur me negociim

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2023

Analisti Baton Haxhiu ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në konferencën që mbajti la të nënkuptohet se KFOR’i ka negociuar me Policinë e Kosovës apo Qeverinë, që të lirohen pjesëtarët e Grupit Terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

Sipas Haxhiut, fakti që aludohej se ka pasur një negocim, “tregon se grupet terroriste, ata 28 që kanë ikur, kanë ikur me një negocim.”

“Ky la të nënkuptohet që KFOR’i ose dikush tjetër ka negociu me Policinë ose Qeverinë e Kosovës, që ata të lirohen dhe lirimi i tyre siç duket është negociues…Negociata ka pas. Fakti që aludohej se ka pas një negocim, tregon se grupet terroriste, ata 28 që kanë ikur, kanë ikur me një negocim”, ka deklaruar Syla në Pressing të T7.

Tutje, Haxhiu tha se Policia e Kosovës ka qenë në gjendje që për jo më shumë se një orë t’i neutralizojë të gjithë, por se negocimi ka bërë që të mos ketë “vrasje të shumta në numër”.

“Ata kanë qenë në gjendje për jo ma shumë se një ore, me amortizu të gjithën dhe me i vra të gjithë dhe negocimi ka zgjatur që të mos ketë vrasje të shumta në numër dhe pastaj të merr përmasa tjera”, tha Haxhiu.