Ballina

Bastisjet në rastin “Brezovica”, mbi 83 mijë euro të sekuestrua, 22 vetura, armë e motoçikleta

By GAZETA SCANNER 1

March 03, 2023

Prokuroria e Policia të enjtën kishte ndërmarrë një  aksion në disa komuna të Kosovës të ndërlidhur me rastin “Brezovica”.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë arrestuar 15 persona, ku janë sekuestruar 8 armë 76 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 22 vetura, 2 motoçikleta mbi  83 mijë euro.

Bastisjet janë kryer në 21 shtëpi banimi, 11 objekte biznesi në Ferizaj, Prishtinë, Gjilan, dhe Vushtrri.

“Njësitet policore të DHKR-së, në bashkëpunim e koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së, dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kanë kryer kontrolle-bastisje në 21 shtëpi banimi,  dhe 11 objekte biznesi në lokacione të ndryshme si: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri. Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 (një ) i dyshuar tjetër, nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi  janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.