Lajme

Bastisje në Leposaviq, policia konfiskon uniforma të Policisë së Serbisë

By GAZETA SCANNER 1

May 31, 2024

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar bastisje në Leposaviq.

Gjatë bastisjes, njësitë policore kanë gjetur uniforma të ndryshme, përfshirë ato të policisë serbe.

Lajmin për Nacionalen e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Rreth 20 palë uniforma të Policisë së Serbisë dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës.” – ka thënë Elshani.