Sport

Basketbollisti humb jetën në moshën 33-vjeçare pas problemeve me zemër (Foto)

By GAZETA SCANNER 1

January 15, 2023

Basketbollisti ukrainas Ruslan Otverchenko ka ndërruar jetë pas komplikimeve me zemër, raportojnë mediat evropiane.

Otverchenko vdiq në moshën 33-vjeçare.

Ai ishte lojtar i ligës së parë ukrainase tek Budiveljnik nga Kievi.

Otverchenko e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në Ukrainë, me një episod të shkurtër në Manresa të Spanjës nga viti 2015 deri në 2016.Ai luajti për Ukrainën në Eurobasket në vitin 2017.