Sport

Bashkimi fiton derbin e Prizrenit

By GAZETA SCANNER 1

March 17, 2024

Skuadra e Bashkimit ka fituar derbin lokal ndaj Proton Cable Prizrenit.

Të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizreni, Bashkimi ka triumfuar me shifrat 101:90. Me këtë fitore, Bashkimi forcohet në pozitën e gjashtë me 35 pikë, tri më shumë se Proton Cable Prizreni që mbetet i shtati dhe regjistroi humbjen e tretë rresht.

Bashkimi i fitoi tre çerekët për ta siguruar këtë fitore të vlefshme, ndërsa periudha e fundit përfundoi baras 24:24.

Lejson Zeqiri me 26 pikë prej të cilave realizoi pesë treshe, ishte më i dalluari te Bashkimi. Te Proton Cable Prizeni më efikasi ishte Ty Cockfield me 31 pikë të shënuara, 5 kërcime e 4 asistime.