Botë

Bashkimi Evropian ka dështuar, thotë Lavrov

BE ka dështuar, është treguar e pafuqishme ta zgjidhë çështjen e Kosovës, tbotë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Lavrov ka kujtuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka vdekur dhe se qe një kohë nuk vërehen lëvizje.

“Nga pikëpamja jonë, nuk shohim parakushte që për të shtuar dinamikën për rregullimin e çështjes së Kosovës. Atje vazhdon kaosi paszgjedhor dhe lufta për pushtet. Ndërsa potenciali ndërmjetësues i BE-së ka devalvuar në masë të madhe,” shtoi Lavrov pë mediet serbe.

I pyetur se cila është pengesa më e madhe, Lavrov, tha që, siç po duket, ‘BE-ja nuk ësjtë në gjendje ta përdor ndikimin te shqiptarët e Kosovës në mënyrë që ata të shtyhen që marrin një qasje konstruktive ndaj negociatave me Serbinë’.

“Për shembull, nga 2013, Prishtina saboton implementimin e detyrimeve të marra përsipër për themelimin e Asociacionit. Qe një nuk shfuqizohet taksa diskriminuese në mallrat serbe”, tha ai.

I pyetur se si Rusia e sheh zgjidhjen, Lavrov shtoi se Rusia është e angazhuar për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme, të pranueshme për dy palët në bazë të Rezolutës 1244, ta marrë miratimin e Këshillit të sigurimit dhe ta respektojë të drejtën ndërkombëtare.