Rozë

Bashkë apo të ndarë? Veprimi i fundit i Besit dhe Xhensilës ngre dyshimet…

By GAZETA SCANNER 1

February 25, 2024

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj prej disa kohësh janë shndërruar në çiftin më të komentuar në rrjet në lidhje me faktin se martesa e tyre është drejt fundit.

Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, përflitet se i kanë dhënë fund marteses pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej disa javësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale, madje së fundmi, Xhensila ka vendosur që të heqë nga gishti edhe unazën e martesës, duke ngritur akoma më shumë dyshimet.

Mirëpo, avokatja Nexhi Beqiri, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka hedhur dritë në të gjithë këtë zhurmë mediatike, ku sipas saj, Besi dhe Xhensila në fakt janë nën një hetim pasurie dhe çështja e divorcit është thjesht një manovër për të shpëtuar pasurinë e tyre.

Të gjendur në mes të spekulimeve të shumta për divorc, një veprim i dyshes, ka ngritur dyshimet se Besi dhe Xhensila mund të mos jenë ndarë.

Ata kanë hedhur të dy në Instagram foto nga Italia, të dy në koncerte të ndryshme. Këngëtarja dhe aktori janë kujdesur të shënojnë vendodhjen e tyre, mbase për të treguar se nuk janë bashkë.

Përmes postimeve të bëra në Instagram, Xhensila ka treguar se gjendet në Dolomites ndërsa nga ana tjetër Besi ka publikuar disa fotografi nga Pordenone.