Lajme

Basha ironizon me opozitën: Hyni në “Big Brother 3”, argëtone popullin se hajgarexhi jeni

By GAZETA SCANNER 1

October 17, 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka ironizuar me deputetët opozitar pasi këta të fundit në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, u ankuan që seanca nuk u transmetua në televizionin publik RTK.

Basha me “ironi” u ka propozuar deputetëve të partive opozitare të hyjne në “Big Brother 3”.

“Meqenëse opozita po ankohen që s’po kanë boll hapësirë televizive, ju rekomandoj që të shkojnë krejt bashkë në Big Brother 3!”, ka shkruar Basha në profilin e tij në facebook.

Postimi:

Meqenëse opozita po ankohen që s’po kanë boll hapësirë televizive, ju rekomandoj që të shkojnë krejt bashkë në Big Brother 3!

Edhe ashtu taman i nxen se nuk janë shumë, por edhe i kishin argëtu popullin si hajgarexhi që janë.