Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur i nervozuar me ndryshmin e masës së paraburgimit ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Kurti ka kërkuar të di se kush është ai prokuror e gjyqtar që e kanë lejuar kjo të ndodhë.
Pyetjes se tij i dha përgjigje deputeti i VV-së, Dimal Basha. Ai përmes një reagimi në “Facebook” ku kritkonte lirimin e tij, publikoi edhe emrin e gjyqtarit.
“Dejan Pantiçi akuzohet për vepër terroriste, kurse gjyqtari Mentor Bajraktari ia zavendëson masën e paraburgimit me arrest shtëpiak A m’tregon kush se si një gjyqtar normal arrinë me vlerësu se terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg? Po me pas qenë n’Serbi i kish shqiptu masë ma t’randë se ky n’Kosovë. Nuk ka veting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit!”, shkroi Basha.
Ish-polici serb ia akuzuar për sulm terrorit, Dejan Pantiq është liruar sot nga paraburgimi.
Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale ia ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpiak. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.