Dimal Basha, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin është marrë me çështjen e katër komunave të veriut dhe anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ndonëse zyrtarisht AKK-ja thotë se ato janë pjesë.
Basha ka shpërndarë shkrimin e Kadri Rrahimajt, kryetar i Kamenicës nga radhët e VV-së, duke e akuzuar Agim Aliun, kryetar Ferizajt dhe AKK-së, për gënjeshtër.
Pastaj, Basha e bën edhe një pretendim të çuditshëm e pak enigmatik, duke folur për një porosi.
“Prapë po gënjen Agim Aliu!
Tregoni çka po ju pengon anëtarësimi në Asocacionin tuaj, apo e keni me porosi m’i lënë jashtë sepse nuk i konsideroni si komuna të Kosovës!” – ka shkruar Basha.