Lajme

Basha i dëshpëruar me Stanon, tregon çka po thotë BE-ja

By GAZETA SCANNER 1

May 21, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ka reaguar ashpër zëdhënësi të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano.

Stano ka kritikuar Qeverinë Kurti pas aksionit në veri të vendit dhe mbylljen e bankave atje.

E për këtë, Basha ka dhënë interpretimin e tij për deklaratën e Stanos.

Pra BE po na thotë që duhet me leju krimin e Serbisë në Kosovë për me i normalizu marrëdhëniet, përndryshe me luftu krimin na qenka anti-normalizim!” – ka shkruar Basha.

Shkrimi i tij:

Peter Stano paska thanë se lufta jonë kundër kriminelëve është eskaluese dhe shkon kundër dialogut dhe frymës së normalizimit!

Pra BE po na thotë që duhet me leju krimin e Serbisë në Kosovë për me i normalizu marrëdhëniet, përndryshe me luftu krimin na qenka anti-normalizim!

O tempora, o mores!