Dy reperët e njohur, Majk dhe Bardhi kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar këngën e tyre më të re. “Ama” titullohet projekti i tyre i përbashkët, i cili ka ritme të shumta të zhanrit pop dhe hip-hop.
Djemtë e kanë sjellë me një videoklip tipik veror, pjesë e të cilit është modelja e njohur, Kejvina Kthella.
Bukuroshja seksi ka dhuruar një performancë mjaft provokuese, xhiruar në temperaturat e nxehta. Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet dyshja, duke shkruar secili pjesët përkatëse.
Ndërkohë, për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Valon Aziri.