Sport

Barcelona nuk merr pikët e plota

Barcelona nuk ka arritur të fitojë sot në ndeshjen që kishte në udhëtim ndaj Real Sociedadit. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2.

Të dyja ekipet krijuan raste, patën nga një herë epërsi ndaj njëra -tjetra por s’arritën ta mbanin.

Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 35 pikëve, një më shumë se Reali i cili e ka një ndeshje më pak.

Ndeshja tjetër do të jetë “El Clasico” mes Realit e Barcelonës që do të zhvillohet më 18 dhjetor.