Sport

Barcelona u kthehet fitoreve, shkund Alaves-in

Dy gola të Luis Suarez dhe nga një gol të Antonie Griezmann e Arturo Vidal, kanë mjaftuar që Barcelona të mposht Deportiva Alaves, me rezultat 4-1, sonte në “Camp Nou” në kuadër të La Ligës, raporton GazetaSccaner.

“Blaugranat” pas barazimit me Real Madridin xhiron e kaluar, sot iu kthyen fitoreve, duke arkëtuar edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit.

Skuadra e Barcelonës në çdo aspekt ishte më e mirë se ekipi udhëtuese, derisa formë të mirë shfaqi Suarez më dygolesh, i ndihmuar edhe nga Griezmann e Vidal më nga një gol për trepikëshin e radhës, kurse, golin e vetëm për Alaves e realizoi Pons. Pas kësaj fitore, Barcelona kryeson tabelën me 39 pikë, tri më shumë së Real Madrid, kjo e fundit ka një ndeshje me pak, kurse, Alaves renditet e 15-ta me vetëm 19 pikë të grumbulluara. /GazetaScanner/