Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Celta Vigos me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.
Celta kaloi në epërsi me anë të Larsen, në minutën e 19’, i cili ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, mysafirët realizuan edhe një gol tjetër me anë të Douvikas.
Megjithëse, Robert Lewandowski fillimisht e ngushtoi epërsinë në minutën e 81’, teksa vetëm pas katër minutave polaku e barazoi rezultatin.
Goli i fitores u realizua nga Joao Cancelo, pas një asistimi maestral nga Gavi, në minutën 89’.
Barcelona pas fitores mbetet në vendin e tretë me 14 pikë, pas gjashtë ndeshjeve, teksa Celta Vigo pozicionohet në pozitën e 16-të me pesë pikë.